12:22 / E Premte, 08 Qershor 2018 / indeksADMonline

Nitaj- Pacollit: Pse nuk po flisni edhe për aferën pronto të VV-së

Pas përplasjes mes deputetes së VV-së Fitore Pacollit dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, lidhur me raportin për të gjeturat në sundimin e ligjit, ka marrë fjalën deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj.

Nitaj duke i kundërpërgjigjur deputetes Pacolli i ka thënë se pse nuk po e bënë publike aferën e fundit printo të VV-së, raporton Indeksonline.

Deputeti Nitaj është shprehur se ajo po bëhet selektuese dhe nuk po e përmend aferën e Vetëvendosjes./Indeksonline/