16:15 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

Një aksident i vogël bllokon rrugën Drenas-Komoran (Foto)

Një aksident trafiku me dëme të vogla materiale ka bllokur qarkullimin e automjeteve në rrugën Drenas-Komoran.

Edhe pse jo me dëme të mëdha apo lëndime në njerëz, aksidenti ka shkaktuar kolona shumë të gjata, duke ndikuar kështu në bllokim total të rrugës në fjalë, transmeton Indeksonline.

Edhe sot gjatë ditës ka pasur kolona të veturave në këtë rrugë pasi është bërë shënjezimi i rrugës nga kompania e kontraktuar prej Komunës së Drenasit./Indeksonline/