23:50 / E Mërkurë, 01 Korrik 2020 / C E

Një autogol i “çuditshëm” e shpëton Milanin nga humbja

Pas ndeshjeve pozitiva, Milani është ndalur nga SPAL.

Rosonerët kanë barazuar me rezultat 2-2 në ndeshjen e xhiros së 29-të të Serie A.

Vendasit golat i shënuan shumë herët, fillimisht Valoti në minutën e 13-të e më pas Flocari në minutën e 30-të.

Nga minuta e 43-të,Milani ishte me një lojtar më shumë pas ndëshkimit të D’Alessandro me karton të kuq.

Golin e parë për Milanin e shënoi Leao në minutën e 79-të të ndeshjes.

Kur ndeshja po shkonte drejtë fundit, Vicari shënoi autogol dhe barazoi rezultatin.

Me këtë barazim, Milani mbetet në pozitën e shtatë me 43 pikë, dy më pak se Napoli dhe pesë më pak se Roma. /IndeksOnline/