21:47 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Një banesë përfshihet nga zjarri në Gjilan

Një zjarr i madh ka përfshirë një banesë në Gjilan.

Banesa në fjalë gjendet pikërisht në qendër të Gjilanit apo thënë saktësisht në afërsi të lagjes ‘Bojanina’, raporton Indeksonline.

Madje në vendin e ngjarjes shihen të kenë dalë shumë qytetarë përderisa nuk dihet nëse nga ky incident ka persona të lënduar. Sipas disa videove të dërguara në redaksinë e Indeksonline shihet qartë se banesa është përfshirë nga zjarret dhe se në vendin e ngjarjes ende nuk kishin arritur Ekipet e Zjarrfikësve.

Indeksonline ka tentuar të marr informacione shtesë nga Policia e Kosovës në Rajonin e Gjilanit por që ka qenë e pamundur./Indeksonline/

Temat: