20:17 / E Mërkurë, 03 Prill 2019 / indeksADMonline

Një beqare heq dorë nga depilimi, komentuesit “e masakrojnë” me komente

24 vjeçarja, Ana Calatayud Perez-Manglano nga Valencia ka marrë një vendim jo shumë të lehtë!

Ajo ka vendosur mos të depilojë më këmbët e saj, dhe për këtë video që ka publikuar është bërë virale në rrjetet sociale.

Pas këtij vendimi, komentet në adresë të saj kanë vërshuar.

Ana deklaron se mori dhjetëra mesazhe ku i thonin, “ti nuk ke kryer marrëdhënie seksuale prej kohësh”, dhe “unë do ndahesha nga e dashura nëse do dukej kështu.”

Ndërsa Ana iu përgjigj të gjithëve duke shkruajtur: “Isha thjesht e lodhur dhe nuk doja të depilohesha. Nuk kam asnjë kompleks dhe në fakt nuk më intereson cfarë thonë njerëzit. Nuk kam turp që kam këmbë me qime, femrat janë me qime. Ne zgjedhim të depilohemi ose jo.

Unë jam e lodhur nga fakti që duhet të depilohem pasi jam e detyruar nga shoqëria dhe nuk do e bëj derisa ta ndjej. Jam beqare tani, por nuk kam patur asnjëherë probleme me partnerët e mi. Asnjë mashkull nuk më ka thënë të depilohem se dukem e pistë apo e shpifur.”

Videoja e Anës ka marrë 9 mijë shpërndarje ku pjesa më e madhe e komenteve janë negative.