10:48 / E Shtunë, 08 Gusht 2020

Një botë me plot sfida dhe e drejta për të jetuar!

Shkruan : Doruntina Grulaj   

Në fëmijëri bota është si një pasqyrë e pastër gjithçka duket e bukur derisa gjithmonë lumturia mbetet qëllimi ynë, qajmë por shumë na bëjnë të qeshim, të gjithë shumë na duan. Kur fillojmë e rritemi ne po ashtu fillojmë krijojmë, ndërtojmë dhe kuptojmë jetën, realitetin, përballjen tonë ndaj gjithçkaje gradualisht ne futemi në botën me sfida nga më të ndryshmet , atë çfarë na rrethon e shohim mbase jo njejtë si më parë, edhe sfidat, e të gjitha peripecitë e saj i marrim shumë herë acaruese jo shpesh herë ftohtë qëndrojmë karshi tyre, por prapë qëllimin e kemi ta duam jetën mundohemi të jetojmë të qetë, të lumtur, sipas asaj siç ne e mendojmë se është më e mira për ne.

Bota tanimë veç se po ndryshon, për ditë e më shumë dëgjojmë se njerëzit kanë krizë në çdo lloj aspekti jetësor, nuk gjejnë siguri dhe rehati askund, thuhet se asgjë nuk po shkon siç duhet, as siç është parashikuar për planet ato shpesh nuk po realizohen, njerëzimi nuk po arrin të gjejë as balancimin shoqëror, situatat nuk po menaxhohen mirë, politika ka humbur kuptimin udhëheqës dhe asgjë nuk besohet, gjithçka sillet rreth manipulimeve dhe deklaratave shtetërore, acarimeve të shteteve në mes vete, gënjeshtrave politike dhe lajmeve të rrejshme e propaganduese.

Diskutime, informacione të shumta janë dëgjuar se bota nuk po gjen qetësi, ngjarje nga më tronditëse janë duke ndodhur pothuajse fatkeqësi pas fatkeqësie. Por, ne në një botë me shumë probleme a kemi të drejtën të jetojmë si duam ? A mund të ndryshojë gjithçka për një sekondë, përfshirë edhe jetën e secilit prej nesh. Këtë tanimë besoj se çdo i rritur e kupton dhe i është bindur se sa hap e mbyllë sytë jeta jonë mund të marr kahje tjetër, andaj parashikimet tona mund të na befasojnë po aq sa njerëzit, ndodhitë dhe situatat.

E arsyeshme mbetet se “ as hidhërimin as gëzimin nuk duhet marrë afër zemre “, kjo e thënë vërtet është e vështirë të praktikohet nga secili prej nesh sepse që të gjithë duam të jemi të ftohtë ndaj gjithçka negative që na rrethon dhe të shijojmë çdo moment të jetës por, të plotë nuk ndihemi asnjëherë, gjithkund e gjithmonë diçka na mungon, andaj edhe kur duam diçka nuk e kemi, kur e kemi prapë diçka nuk shkon sipas asaj që kemi menduar, dhe në bazë të kësaj ne nuk duhet të rebelohemi, përkundrazi duhet ta duam, të mjaftohemi me atë çka kemi, çka në është ofruar ta shohim si të domosdoshme dhe të plotë për ne, sepse mund të kemi më pak se disa dhe shumë më tepër se disa të tjerë, por, këto krahasime kurrsesi nuk duhet bërë mbase secili ka jetën e tij dhe në bazë të sfidave që përballon ka dhe jep të drejtën e jetës.

”Të jetosh, të shijosh momentin e të thuash mos të presim se të nesërmes nuk i dihet është një gjë e dashur po aq e frikshme mbase ne vërtet duam të jetojmë momentin, por edhe të planifikojmë të nesërmen të cilën me shumë dashuri, dhe optimizëm e presim”.

 Krejt çka na duhet ne të jemi më të matur, të shohim të tjerët me dashuri siç duam të na shohin, të japim respektin që ta fitojmë atë, mos të përqeshim tjetrin sepse në vendin e tij mund të jemi ne vet, dhe mbi të gjitha mos të lejojmë askënd që të merret me punët dhe  problemet tona dhe kështu të marrë jetën tonë në dorë. Nuk ua kemi me borxh askujt jetën, kështu që nuk duhet të lejojmë të na japin detyra që nuk na takojnë e mos të marrim as përgjegjësi morale për tjetrin kur nuk meriton dhe nuk vlerëson praninë dhe raportin tonë çfarëdo qoftë ai.

Në botën me probleme plot, duhet të kemi të drejtën edhe për vete të jetojmë !

Mos i humb