09:10 / E Diele, 13 Qershor 2021 / AR

Një burrë e mashtron prishtinasin, ia merr 750 euro për rregullimin e një vize

Një burrë nga Prishtina ka raportuar në Polici se një person ia ka marrë 750 euro në këmbim të rregullimit të një vize.

“Prishtinë 11.06.2021 – 18:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se  i dyshuari mashkull kosovar i kishte marrë nga viktimës 750 € në këmbim të rregullimit të një vize. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili është njoftuar për veprën por edhe për një urdhëresë aktive për të dyshuarin në fjalë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.