12:14 / E Enjte, 10 Qershor 2021 / Blerim

Një ditë para EURO20, vijnë lajmet e mira për Spanjën

Kombëtarja e Spanjës ka marrë një lajm të mirë një ditë para nisjes së Kampionatit Europian EURO20.

Federata e Futbollit të Spanjës ka njoftuar publikun se lojtari Diego Llorente ka rezultuar dy herë negativ në testet për Covid-19, shkruan IndeksOnline

Dje gjatë ditës, Llorente rezultoi pozitiv – por sot ai bëri dy teste PCR ku doli negativ.

27-vjeçari nesër i bashkohet skuadrës në stërvitje para ndeshjes së parë në EURO20, kundër Suedisë më 14 qershor (e hënë)./IndeksOnline/