75 Mall Live Search
11:52 / E Mërkurë, 25 Mars 2026 / Gj Sh

Një ditë para ndeshjes, Agim Ademi optimist para sfidës historike me Sllovakinë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka folur para ndeshjes historike me Sllovakinë.

I pari i FFK-së, është shprehur optimist se djelmoshat ”Dardanë” do të kthehen me fitore, pavarësisht mungesës së kapitenit Amir Rrahmani dhe mesfushorit Leon Avdullahu, shkruan IndeksOnline.

”Kemi dy mungesa të cilët sigurisht që më shpirt janë me neve, edhe kapiteni Amir Rrahmani edhe Leon Avdullahu, deri në momentin e fundit janë munduar të rikuperohen por është e pamundshme për një kohë kaq të shpejtë, por shpresoj që zëvendësusit e tyre do të jenë ata të cilët do të bëjnë tashmë kompletin e ekipit tonë dhe të kthemi në ndeshjen e dytë apo finales me një fitore këtu që do të ishte shumë mirë për Kosovën, për publikun dhe për të gjithë.”, ka deklaraur Agim Ademi.

Kujtojmë që ndeshja Sllovaki – Kosovë, zhvillohet ditën e enjte, në stadiumin “Tehelne pole”, në Bratisllavë, më fillim nga ora 20:45.

Kosova në rast fitoreje, në finale do të luajë me fituesin e ndeshjes Turqi – Rumani, dhe do të ketë një përparësi të madhe, pasi ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë./IndeksOnline/