15:33 / E Premte, 11 Maj 2018 / indeksADMonline

Një fallxhore shqiptare parashikoi ngjitjen e Empolit në Serie A

Frederik Veseli dhe shokët e tij e kanë siguruar matematikisht ngjitjen për sezonin e ardhshëm dhe për mbrojtësin shqiptar do të jetë pa dyshim eksperienca më e rëndësishme e karrierës, por, me sa duket, edhe kjo ngjitje e Empolit mes 20 më të mirave të Serisë A ka një prapaskenë të rëndësishme, e cila lidhet gjithashtu me Veselin.

Në muajin dhjetor, saktësisht me datë 26, pak ditë nga fitorja me Perugian, Frederik Veseli u vizitua nga Nebi Selimaj, një fallxhore shqiptare, e cila kishte mbërritur në Empoli për të kaluar festat e Krishtlindjeve dhe fundvitit me mbesën Aferdita Balluku Selimaj dhe bashkëshortin Marko Panti.

I shoqëruar në stadiumin “Castelani”, Marko kërkoi që të takonte bashkatdhetarin e tij, Frederik Veseli, mbrojtësin shqiptar, të cilin pasi e përshëndeti dhe gjithashtu e siguroi se pasi kishte lexuar fatin e tij, Empoli jo vetëm që do të niste një seri të gjatë rezultatesh pozitive radhazi në muajt në vazhdim, por ato do ta dërgonin Veselin dhe Empolin në Serinë A. Dhe me sa duket, fallxhorja ka pasur të drejtë…