22:57 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zhgënjen Milani, barazon me ”amatorët” e Empolit: Notat e lojtarëve

Milani ka vazhduar t’i zhgënjejë tifozët edhe në ndeshjen e sontme.

”Rossonerët” janë përballur me Empolin në kuadër të javës së gjashtë në Serie A.

Skuadra e Gennaro Gattusos ka barazuar me skuadrën ”amatore”, Empolin, 1-1, transmeton IndeksOnline.

Pjesën e parë, Milani e filloi më mirë duke shënuar gol pas dhjetë minutash lojë.

Pas një aksioni mirë të krijuar, Lucas Biglia shënoi një gol fantastik, e që më vonë u llogaritë si auto-gol i Leonardo Capezzit.

Në pjesën e dytë, Empoli fitoi një penallti ku në minutën e 71-të, Francesco Caputo barazoi nga pika e bardhë.

Deri në fund të ndeshjes, Milani tentoi ta rikthente epërsinë, por gjithçka ishte e kotë.

Kështu, me një ndeshje më pak të zhvilluar, Milani mbetet në vendin e 14-t me 6 pikë, ndërsa Empoli në vendin e 17-të me 5 pikë.

Notat e lojtarëve mundësuar nga WhoScored mund t’i shikoni në foton e mëposhtme./IndeksOnline/

Temat: