16:00 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Arrihet marrëveshja, Veseli në Empoli edhe për katër vite

Frederic Veseli do të mbetet tek Empoli të paktën deri në vitin 2022.

Kështu ka bërë të ditur e përditshmja italiane, Gazzetta dello Sport.

Gazeta në fjalë ka zbuluar se klubi italian dhe mbrojtësi shqiptar kanë arritur marrëveshje deri në verën e vitit 2022.

Kujtojmë se Veseli ka arritur në Empoli nga Lugano dy vite më parë.

Image result for frederic veseli empoli

Me paraqitjet e tij në mbrojtje, ai i ka bindur drejtuesit e klubit për t’ja zgjatur kontratën./IndeksOnline/