09:13 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / OSH

Një femër e mitur raporton në polici: Një person më dhunoi në një shtëpi të pabanuar, 5 ditë më parë!

Në raportin e Policisë, në 24 orët e fundit është raportuar edhe për dhunim.

Një femër e mitur ka raportuar se një mashkull e ka dhunuar në një shtëpi të pabanuar më daten 19 të këtij muaji, transmeton IndeksOnline.

“Rahovec 19.11.2020 – 18:00. Viktima e mitur femër  kosovare raporton se i dyshuari mashkull  kosovar  me datën 19.11.2020 në një shtëpi të pa banuar e kishte dhunuar. Njësitë policore e kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin. Në lidhje me rastin në prezencën e mbrojtësit dhe punëtorit të qendrës për punë sociale është intervistuar, gjithashtu është intervistuar edhe i dyshuari. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.”, njofton Policia e Kosovës/IndeksOnline/

/Foto ilustrim/