09:46 / E Mërkurë, 31 Mars 2021 / OSH

Një femër nga Suhareka kërkoi trajtim mjekësor, tha se u dhunua nga një person i panjohur!

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës është njoftuar për një rast dhunimi në Suharekë, i cili sipas viktimës ka ndodhur më 29.03.2021.

Viktima ka kërkuar trajtim mjekësor, shkruan IndeksOnline.

“Suharekë 29.03.2021-21:00. Është raportuar se më 30.03.2021 viktima femër kosovare ka kërkuar trajtim mjekësor, pasi që ajo dyshohet se  është dhunuar nga  një person ende i paidentifikuar.  Është njoftuar prokurori, ndërsa rasti vazhdon  në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./IndeksOnline/

/Foto ilustrim/