13:53 / E Shtunë, 26 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Një gol i shënuar në pjesët e para të dy ndeshjeve në Superligën e Kosovës

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të xhiros së 18-të të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.

Lideri aktual, Drita ka shkuar në pushim me epërsi 1-0 si mysafire e Drenicës, shkruan IndeksOnline.

Golin e ka shënuar Marko Simonovski në minutën e 42-të.

Ndeshja tjetër mes Ferizajit dhe Dukagjinit, pjesa e parë ka përfunduar pa gola 0-0./IndeksOnline/