17:06 / E Diele, 13 Shkurt 2022 / C E

Një gol, tri pikë – Liverpooli vazhdon ndjekjen e Cityt

Liverpooli ka shënuar fitore të vështirë por shumë të rëndësishme.

Reds kanë mposhtur Burnleyn si mysafir me rezultat 0-1, shkruan Indeksonline.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Fabinho në minutën e 40-të të ndeshjes.

Nga minuta e parë luajtën edhe dy finalistët e Kupës së Afrikës, Salah e Mane.

Liverpooli vazhdon të jetë në vendin e dytë me 54 pikë, nëntë më pak se Manchester City që ka një lojë më shumë të zhvilluar. /IndeksOnline/