16:10 / E Diele, 04 Shkurt 2024 / FR

Një grua në Elbasan rrahet nga burri dhe vjehrra

Një grua në Elbasan është rrahur nga bashkëshorti dhe vjehrra e saj.

Policia ka bërë të ditur se burri është arrestuar, derisa vjehrra është nën hetim, shkruan TCh.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.