18:23 / E Shtunë, 17 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Një herë kishte probleme me zjarr, tani Kalifornia goditet nga shirat dhe përmbytjet

Mijëra familje të Kalifornisë veriore kanë lënë shtëpitë e tyre për shkak të stuhisë së zjarrit që ka goditur shtetin amerikan.

Kjo është tragjedia më e madhe nga zjarri në Kaliforninë, kurse banorët që kanë braktisur shtëpitë janë duke fjetur në tenda dhe makina, ndërsa përballen me një rrezik të ri, shira e rrëmbyeshëm që pritet të shkaktojnë përmbytje të rrezikshme dhe rrëshqitje të tokës.

Deri më tani janë identifikuar 71 viktima nga zjarri, kurse një numër shumë i madh janë ende të zhdukur.