10:59 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Një i arrestuar në Viti, sulmoi ish-bashkëshorten

Policia e Kosovës ka raportuar se në Viti është arrestuar i dyshuari mashkull pasi kishte sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim, përderisa rasti e mban datën 25 mars të këtij viti.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Temat: