13:23 / E Hënë, 06 Korrik 2020 / indeksADMonline

Një i infektuar me Covis-19 në gjendje të rëndë, niset nga Kaçaniku për në Klinikën Infektive të QKUK-së

Tri raste janë konfirmuar si të prekur me virusin COVID-19 në Komunën e Kaçanikut. Njëri prej të infektuarve është dërguar  me autoambulancë në Klinikën Infektive të QKUK-së, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

“Qytetarë të nderuar të Komunës së Kaçanikut nga të dhënat zyrtare nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës mbrëmë i kemi të konfirmuar edhe 3 raste pozitive me Covid-19 . Njëri prej tyre, sot është dërguar me autoambulancë në Klinikën Infektive… për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar!”, thuhet në njoftimin e QKMF-së “Dëshmorët e lirisë” në Kaçanik, transmeton Indeksnline.

Ndërkaq qytetarët u porositën që të vazhdojnë t’i respektojnë me rigorozitet masat e marra nga IKSHPK-ja dhe Ministria e Shëndetësisë, pasi që kjo është mënyra e vetme për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19./Indeksonline/