18:31 / E Shtunë, 29 Maj 2021 / OSH

Një i vdekur dhe 12 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit një person ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 dhe janë regjistruar 12 raste të reja.

Gjithashtu gjatë 24 orëve në Shqipëri janë shëruar edhe 118 pacientë, transmeton klankosova.tv.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 132 mijë e 297 raste pozitive, janë shëruar 129 mijë e 215 pacientë, kanë vdekur 2 mijë e 449 njerëz ndërsa vazhdojnë të mbesin edhe 633 raste aktive.