20:45 / E Shtunë, 19 Tetor 2019

Një javë nga zhdukja e të riut nga Lipjani, kryetari i komunës kërkon mobilizim të qytetarëve

Tashmë janë bërë një javë që nuk dihet asgjë për fatin e të riut nga fshati Gadime e Lipjanit, Shqipdon Aliu.

Përkundër që institucionet po bëjnë kërkime intensive, i riu lipjanas nuk po arrin të gjendet, shkruan Indeksonline.

Kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti përmes një postimi ka kërkuar që edhe qytetarët të mobilizohen që të gjendet sa më parë Shqipdoni.

“Na ndihmoni të gjejmë Shqipdonin! Po kalon edhe kjo ditë e fati i të riut Shqipdon Alija nga Gadimja akoma i paditur për familjen, shokët, qytetarë e Gadimës, të Lipjanit e gjithë Kosovës.”

“Prej 12 tetorit ndjejmë trazimin tonë, kërkojmë angazhim, masovizimin dhe dinamizimin e kërkimit të të riut Shqipdonit nga institucionet tona kompetente.”

“Na duhet ndihma e të gjithëve jo vetëm institucioneve por angazhim i të gjithëve për të ardhur deri te e vërteta e fatit të Shqipdonit.”

“Ju shprehë ngushëllimet e sinqerta edhe për vdekjen e babait të Shqipdonit, ngushëllime gjithë familjes.” “Të shpresojmë me durim e angazhim nga të gjithë për lajmin e të vërtetën e fatit të Shqipdonit. “, ka shkruar Ahmeti./Indeksonline/