23:38 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Një kofshë pule për të mbrojtur celularin (Foto)

Mbrojtëset e celularëve janë të shumëllojshme, por fantazia e një kompanie ka shkuar përtej të imagjinueshmes, duke nxjerrë në treg një mbrojtëse që nuk na e kishin zënë sytë kurrë më parë.

Mbrojtësja ka një kofshë pule të ngjitur sipër, që sigurisht nuk është e ngrënshme, edhe pse ngjan jashtëzakonisht reale.

Tani presim që të dalin mbrojtëse me sushi, pica apo akullore.