11:01 / E Martë, 24 Tetor 2023 / L K

Një kosovar zë vendin e tretë në garën botërore të parukerisë, në Napoli të Italisë

Në Napoli të Italisë janë mbajtur garat ndërkombëtare të parukerisë.

Frizer nga mbarë bota janë sfiduar në stile të ndryshme dhe make-up. Kosova është përfaqësuar nga një garues i cili ka arritur sukses të madh.

Amel Srdanovic nga Peja ishte garues në zhanrin frizer për meshkuj.

Pejani është rënditur i treti në këtë garë ndërkombëtare duke u vlerësuar lart për profesionalizmin e tij.

Gara është organizuar nga Federata Italiane e Parukerisë dhe Global Fashion Progress.

Amel është pronar i biznesit Barbershopamel në Banjë të Pejës.