Një kosovare merr vëmendjen në festivalin e filmit, në Sarajevë
Aktorja dhe modelja e talentuar kosovare, Hana Noka ka marrë vëmendjen në paraqitjen e saj në festivalin e filmit në Sarajevë. Por, meritat për dukjen dhe veshjen e saj janë edhe nga nëna e saj.
Këtë e ka bërë të ditur Hana në publikimin e fundit në Instagram. Ajo tregon se kostumin e njëjt e kishte veshur nëna e saj para se Hana të lindte.
Shumë vite më pas, veshja e njëjt është rikthyer në formë dhe vërtetë duket bukur.
Për Hana Nokën pak javë më parë kishin raportuar edhe mediat kroate të cilat ishin “trullosur” nga bukuria e saj./Indeksonline/