15:36 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

Një medalje e artë dhe një e bronztë për Kosovën në Lojërat Olimpike Speciale Botërore në Abu Dhabi

Një e artë dhe një e bronztë është bilanci i medaljeve të fituara të Kosovës në Lojërat Olimpike Speciale Botërore, që po mbahen në AbuDhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, prej 14 deri më 21 mars.

Medaljen e artë e ka fituar Sheqi Vllasaliu në atletikë,disiplina 200 metra, ndërsa në të njëjtën garë, të bronztën e fitoi IbishZogaj.

Kosova po përfaqësohet në këtë Olimpiadë me katër garues, të gjithë nga sporti i atletikës. Atletët tjerë janë Anila Kastrati dhe QëndresaDili.

Olimpiada Speciale e Kosovës vepron si Organizatë Jo Qeveritare në vendin tonë, që nga viti 2007.

Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon suksesin e kësaj Olimpiade, e cila përfaqësoi denjësisht vendin tonë në Abu Dhabi.