19:19 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

Një muaj paraburgim grupit të grabitësve

Policia e Kosovës të hënën ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për raste të ndryshme të grabitjeve të armatosura.

Sot të dyshuarit kanë dalë para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku është caktuar masa e paraburgimit fillimisht prej një muaji.

Prokuroria pretendon se grupi i shkatërruar i hajnave ka kryer hiq më pak se 33 raste të grabitjeve.

Lulzon Shala, Ilmi Ajrullahi, Flamur Grisholli, Fitim Cakolli, Azem Haliti e Xhevdet Shala, sipas prokurorisë në bashkëpunim kanë kryer grabitje nëpër banka, markete, kazino e motele.

Indeksonline ka raportuar vazhdimisht në lidhje me aksionin policor dhe do t’iu mbajë të informuar deri në fund me procesin gjyqësor.