16:41 / E Martë, 19 Tetor 2021 / OSH

Një muaj paraburgim për personin që vrau djalin e axhës në Podujevë

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të
Rënda Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, në çështjen penale kundër të pandehurit B.B, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën Vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.4 dhe 1.6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa
autorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.B. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, në bazë të nenit 187 paragrafi
1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK-së.

I pandehuri B.B. dyshohet nga Prokuroria se ka kryer veprat penale Vrasje e rëndë dhe Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.