16:10 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

Një muaj paraburgim për të dyshuarit që u kapën me një kilogram drogë

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurve B. H., H. K., F. Sh. dhe M. A.

Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 18 maj  gjatë një kontrolli të policisë në automjetin të cilin ka qenë të pandehurit është gjetur sasi prej 1095.7 gramë substanca narkotike e llojit “marihuanë”.

Me këtë veprime të pandehurit dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për Krime të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi që masat tjera alternative janë konsideruar të pamjaftueshme për zhvillimin e procedurës.