16:16 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / indeksADMonline

Një muaj paraburgim për XH.L që sulmoi me shufër metalike një person në Varigovc

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit XH.L për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Vrasje në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 të KPK-së.

Të pandehurit XH.L i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Gjykata ka konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri XH.L me dt.08.06.2018, rreth orës 11.00, në rrugën Bregu i Zi, në afërsi të fshatit Varigovc, , pas një mosmarrëveshje të atë qasshme me të dëmtuarit I.L dhe L.L, lidhur me mbeturinat për hedhjen e tyre në mal, me qëllim që t’i privoj nga jeta kishte përdorë shufrën metalike (vinq), si mjet të rrezikshëm i cili i kishte goditur në kokë të dëmtuarit I.L dhe L.L, duke i rrëzuar në tokë dhe duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Të dëmtuarit I.L dhe L.L, gjenden të shtrirë në QKUK, në Pristhinë, kurse në intensivë, në gjendje të rëndë është i dëmtuari I. L.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit XH.L është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Indeksonline/