15:21 / E Mërkurë, 03 Janar 2024 / Gj. Sh

Një nga mbrojtësit më të mirë në Ligën e Parë, merr oferta edhe nga jashtë

Futbollisti i Istogut, Blerjon Avdimetaj është në radarin e shumë skuadrave kosovare dhe nga ato të Shqipërisë.

19-vjeçari pati një gjysmësezon fantastik me ekipin që bën gara në Ligën e Parë të futbollit në Kosovë, shkruan Indeksonline

Për qendërmbrojtësin tash ka interesim edhe nga klubet shqiptare dhe ka shumë mundësi të bëjë ndonjë lëvizje të madhe gjatë kësaj merkatoje.

Avdimetaj ishte kapiten i Kombëtares së Kosovës në grupmoshat U19, kurse tani është pjesë e U21.

Para se të transferohej në Istog, ai luajtu edhe për skuadrat si, AN Youth dhe Besa./Indeksonline/

No photo description available.