16:16 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Një paketë tjetër e dyshimtë dërgohet përpara zyrave të CNN

Televizioni CNN ka treguar se gjatë ditës së sotme në zyrat e tyre në Atlanta kanë pranuar një paketë tjetër të dyshimtë, transmeton Indeksonline.

Ende nuk është bërë e ditur se nëse kjo ka lidhje me 14 bombat që u dërguan javën e kaluar disa fytyrave publike dhe CNN-it.

Javën e kaluar 14 bomba u dërguan disa fytyrave publike dhe CNN që ishin kritik të presidentit Donald Trump. Personi që u dyshua që e ka bërë këtë Cesar Sayoc u arrestua./Indeksonline/