19:53 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Trump fjaloset me gazetarin, nuk heziton ta quaj person të tmerrshëm dhe të vrazhdë

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe Jim Acosta nga CNN patën një shkëmbim të tensionuar të fjalëve gjatë konferencës për shtyp të presidentit.

Acosta, një objektiv i shpeshtë i sulmeve të Trump-it në media, parashtroi pyetje nëse Trump mendon se demonizoi emigrantët kur ai e quajtur karvanin e emigrantëve si ‘pushtim’.

Kur një punonjës i Shtëpisë së Bardhë u përpoq t’i jepte fund pyetjeve të Acostës, Trump e quajti atë një person të vrazhdë dhe të tmerrshëm, pastaj thirri një gazetar të NBC News duke i thënë se lajmet ishin të rreme, transmeton Indeksonline.

Acosta: A mendoni se i keni demonizuar emigrantët?

Trump: Jo, unë dua që ata të vijnë në vend. Por ata duhet të vijnë ligjërisht. Përmes një procesi. Dua që ajo të jetë një proces. Dhe dua që njerëzit të vijnë. Dhe ne kemi nevojë për njerëzit. Prit, prit. Ti e di pse kemi nevojë për njerëzit? Sepse kemi qindra kompani që hyjnë këtu, pra kemi nevojë për ata.

Acosta: Fushata juaj pati një reklamë që tregon emigrantët që ngjiten mbi mure dhe kështu me radhë…

Trumo: Kjo është e vërtetë. Ata nuk ishin aktorë. Është e vërtetë. A mendoni se ata ishin aktorë? Ata nuk erdhën nga Hollywood-i. Këta ishin njerëz, pra ishte një fakt që ndodhi pak ditë më parë…

Acosta: Ata janë qindra kilometra larg. Pra nuk  është pushim.

Trump: Sinqerisht unë mendoj se ju duhet të më lejoni të drejtoj vendin. Ju të drejtoni CNN-in. Dhe nëse e bëni mirë, vlerësimet e tua do të jenë shumë më të larta.

Acosta: Nëse mund të bëj një pyetje tjetër

Trump: Kjo është  mjaftueshëm.

Acosta: Ju folni, të tjerët pyesin. Pra më falni…

Pas kësaj, një grua e paidentifikuar u afrua që të largonte mikofronin nga Acosta.

Trump vazhdoi tutje duke thënë se është e mjaftueshme.

Acosta: Nëse mund të pyes për hetimin rus. A jeni i shqetësuar që mund të keni…

Trump: Nuk jam i shqetësuar për ndonjë gjë që ka të bëjë me hetimin rus sepse është një mashtrim. Kjo është e mjaftueshme, merrni mikrofonin.

Acosta: Z.President

Trump: Unë ju them se çfarë, CNN duhet të ketë turp për veten përderisa ju punoni për ta. Ju jeni i pasjellshëm, i tmerrshëm. Ju nuk mund të punoni për CNN. Shikoni përpara. Ju jeni një person shumë i vrazhdë, mënyra se si ju e trajtoni Sarah Huckabee Sanders është e tmerrshme. Mënyra se si i trajtoni njerëzit e tjerë është e tmerrshme. Ju nuk duhet t’i trajtoni njerëzit në këtë mënyrë.

Pas kësaj, Trump thirri një tjetër gazetar, Peter Alexander

Alexander: Në mbrojtjen e Jim –it kam udhëtuar me të dhe e kam parë atë, ai është një gazetar i zellshëm

Trump: Unë nuk jam një tifoz i madh i juaji, të jem i sinqertë…ti nuk je më i miri. Vetëm ulu, të lutem. Kur raportoni lajme të rreme-jo. Kur raportoni lajme të rreme, që CNN bën shumë, ju jeni armiku njerëzve./Indeksonline/