16:20 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

Paneli i CNN e quajnë Donald Trumpin pacient me probleme mendore

Presidenti Donald Trump bëri një postim në ora tre të mëngjesit duke ju përgjigjur kritikave të mediave pas skandalit të vendosjes së bombave në ditën e djeshme.

Në postim e quajti qesharake se si median e kritikuan atë për situatën e bombave. Po ashtu Trump tha se kur ai kritikon CNN, ata e quajnë “Jo sjellje presidenciale”.

Por në një emision të mëngjesit, paneli i CNN ka kritikuar ashpër Presidentin Trump. Drejtuesja e programit, Alisyn Camerota ka thënë se Donald Trump po refuzon të marrë përgjegjësi për veprimet e tij si president, transmeton Indeksonline.

“Ai mendon se të jesh president është e njëjtë si të jesh transmetues lajmesh” u shprehë Alisyn.

Ndërsa ish-sekretari e Shtëpisë së Bardhë, Joe Lockhart e quajti pacient me probleme mendore.

“Jam i lodhur për gjendjen psikike të presidentit. Ai është zgjedhur të jetë president i Shteteve të Bashkuar të Amerikës, jo një pacient me probleme mendore. Dhe të jesh i zgjuar në ora 3:30 të mëngjesit dhe ky po poston kundër njerëzve që vetëm i përcjellin lajmet” u shprehë Joe Lockhart. /Indeksonline/