22:29 / E Diele, 15 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Një person i lënduar nga aksidenti në Sllatinë, Policia jep detaje

Një aksident ndodhi mbrëmjen e sotme në afërsi të Sllatinës. Në aksident u përfshi një veturë dhe një tren.

Si pasojë e këtij aksidenti i lënduar ka mbetur shoferi i veturës ‘Audi’, raporton Indeksonline.

Rasti në fjalë është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Ju njoftoj se me datë 15.12.2019 rreth orës 19:50 është pranuar një informatë se në rrugën e re të aeroportit , Sllatinë, është shkaktuar një aksident trafiku në mes të një veture dhe trenit”, ka bërë të ditur Hoxha.

Ai theksoi gjithashtu se në veturë ishin pesë persona, në mesin e tyre tre fëmijë.

“Në aksident ka qenë e përshirë vetura e tipit Audi ngjyrë e zezë me targa vendore, ku në automjet kanë qenë 5 persona (prej tyre 3 fëmijë). Në aksident ka pësuar lëndime vetëm shoferi i veturës Audi”, tregoi tutje Hoxha.

Në vendin e ngjarjes përpos njësive policore ishte edhe Emergjenca për t’u marrë nga afër me këtë aksident./Indeksonline/