11:24 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Një person lajmëron se axha i tij nuk e hap derën e shtëpisë, gjendet i vdekur

Një person nga Ferizaj ka raportuar në Policinë e Kosovës se axha i tij i cili jeton vetëm nuk e ka hapur derën e banesës, me ç’rast më vonë është gjetur i vdekur, shkruan Indeksonlinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit policore dhe  zjarrfikësit  të cilët e kanë hap derën  dhe me të hy brenda kanë vërejtur se viktima mashkull K-Shqiptar ishte pa shenja jete.

“Rr. Ali Çeku, Ferizaj, 10.12.2019 – 16:15. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka njoftuar se axha i tij i cili jeton vetëm nuk është duke e hapur derën e banesës, andaj në vendin e ngjarjes kanë dal njësit policore dhe  zjarrfikësit  të cilët e kanë hap derën  dhe me të hy brenda kanë vërejtur se viktima mashkull K-Shqiptar ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë iu është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin 24-orësh./Indeksonline/