10:15 / E Hënë, 25 Qershor 2018 / indeksADMonline

Një person tenton të vetëvritet në Ferizaj, parandalohet nga policia

Rreth orës 22 të natës së kaluar një person ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke u munduar të hidhet nga kulmi i shtëpisë.

Rasti në fjalë ka ndodhur në komunën e Ferizajt, transmeton Indeksonline.

Por falë reagimit të policisë në këtë rast, viktima mashkull ka zbritu nga kulmi i shtëpisë, ku më pas i është ofruar tretmani mjekësor duke qëndruar më pas në shtëpinë e tij, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/