19:55 / E Diele, 15 Maj 2022 / C E

Një pikë larg titullit, Milani kalon edhe Atalantën

Milani është vetëm një pikë larg titullit kampion të Serie A.

Rosonerët kanë mposhtur Atalantën me rezultat 2-0 në javën e parafundit të kampionatit italian.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Leao në minutën e 56-të.

Rezultatin e dyfishoi Theo Hernandez në minutën e 75-të.

Me këtë fitore, Milani është e para me 83 pikë derisa Interi e dyta me 78 pikë.

Në rast humbje ose barazimi të Interit, milanistët mund të festojnë sot titullin. /IndeksOnline/