20:54 / E Mërkurë, 19 Qershor 2019 / indeksADMonline

Një pjesë e të ardhurave nga koncerti ‘Metal United World Wide II’ dhurohen për fëmijët e prekur nga leukemia

Prishtina të shtunën u bë pjesë e botës!

Në mbrëmjen e 15 qershorit, Prishtina organizoi njërin nga 64 koncertet e mbajtura në 39 shtete të botës, në kuadër të rrjetit ndërkombëtar të “Metal United World Wide II”.

 Në këtë koncert të zhanrit rock-metal performuan artist si Eugent Bushpepa, Jericho, Sunchair nga Gjermania, Shlem, Krieg Metal Band e shumë artist e grupe muzikore të tjera.

Ky aktivitet u organizua në Prishtinë nga Rockuzinë, në bashkpunim me Komunën e Prishtinës, në kuadër të aktiviteteve 20/20.

30% e të hyrave të mbledhura nga nga biletat do iu dhurohen ‘Cure2Children Kosove’, për fëmijët e prekur nga sëmundja e leukemisë.