12:06 / E Enjte, 14 Janar 2021 / Blerim

Një programuesi i kanë ngelur dy tentativa për të zhbllokuar 240 milionë dollarë në Bitcoin

Një programues i quajtur Stefan Thomas po përpiqet të lidhet në një hardisk me fjalëkalim i cili përmban Bitcoin me vlerë 240 milionë dollarë dhe nga 10 tentativa për të vendosur fjalëkalim, i kanë ngelur vetëm dy.

Aktualisht ai është drejtuar botës për të gjetur fjalëkalimin, ndërsa ish-shefi i sigurisë së Facebook, Alex Stamos, ka ofruar ndihmën e tij për 10% të shumës.

Vlera e Bitcoin-it është rritur në muajt e fundit. Një bitcoin aktualisht këmbehet me 38 mijë dollarë, ndërsa ekspertët janë të ndarë nëse do të vijojë rritjen apo të dështojë.

Thomasi i lindur në Gjermani dhe që jeton në San Francisco të Shteteve të Bashkuara mori 7.002 bitcoin-a si pagesë për një video që kishte bërë ku shpjegohej sesi funksionojnë kriptomonedhat një dekadë më parë.

Atë kohë bitcoin-i vlente shumë pak. Thomasi i kishte vendosur kriptomonedhat në një portofol digjhitale IronKey dhe fjalëkalimin e kishte shkruar në një copë letër që tashmë e ka humbur.

Pas 10 tentativave për ta gjetur, fjalëkalimi do të enkriptohet dhe portofoli mund të bëhet thuajse i paaksesueshëm.

Stamosi kishte thënë se për 220 milionë bitcoin-a të bllokuar mund të ndihmojë për 10% të vlerës. Stamosi thoshte se do të blinte 20 IronKeys dhe të shpenzonte të paktën 6 muaj për të gjetur një kanal të jashtëm për të hyrë në hardisk.

Përllogaritet se afro 140 miliardë dollarë në bitcoin-a kanë humbur apo lënë në portofolë të cilët nuk aksesohet më.