09:27 / E Martë, 24 Tetor 2023 / LB

Një qytetar në Banjskë dorëzon në Polici armën pa leje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një qytetar nga fshati Banjskë i Zveçanit ka dorëzuar një pistoletë në stacionin policor të hënën.

Sipas njoftimit të Policisë, pistoleta është sekuestruar nga i dyshuari mashkull kosovar.

“Fsh. Banjskë, Zveçan / 23.10.2023 – 10:00. Nga i dyshuari mashkull kosovar është sekuestruar një pistoletë të cilën i njëjti e ka sjellur në stacion policor. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.