12:59 / E Shtunë, 18 Nëntor 2023 / A. M.

Një shkrim edhe nga varri do e shkruaja për Jugonostalgjikët!

Shkruar nga: Bahri Bivolaku

Ëndrra për Titon – brez pas brezi e deri në pushtet.

Ëndrra për vetqeverisjen socialiste.

Ëndrra e barazisë në  skamje.

VV- ja, e mbushur me djem e vajza të familjeve të cilat qeverisën në kohën jugosllave të Titos.

Vërtetë po kthehen familjet e privilegjuara nga viti 1945 e tutje, me tendencë të luftimit të “fshatarve” të cilët e bënë luftën e fundit në Kosovë.

Tani patriotët e pas viteve të 80- ta, do i bëjmë tradhtarë e autonomistët para viteve të 80- ta, do ti bëjmë patriotë.

Po kthehemi se mbase  po mendojnë se kjo është fytyra reale e shoqërisë në Kosovë apo jo.

Une nuk do doja të besoja që 50%, e popullit të ec pas këtij koncepti.

Në këtë politikën me pushtetin e sotëm, ka vend vetëm për ata të cilët mendojnë si Tito,si Fadil Hoxha, si Sinan Hasani, si Rrahman Morina, ….!

Në këtë politikë ka vend edhe për ata të cilët ende mendojnë botën e të painkuadruarve me Titon, Naserin e Nehrun në krye.Ky edhe është koncepti i cili nuk dallon nga Serbia.

Me “katunar”ky koncept nuk ec.

 Nuk dua të besojë se po kthehemi për ta treguar fytyrën reale të një kohe tjetër të shoqërisë sonë. Të dëshmojmë se ne nuk ishim ata të pas viteve 80- ta,

Ishte një pakicë e cila  e prishi qesatllakun e rehatllakun në robëri e të paguar nga revizionistët amerikan.

     Vërtetë Albini e Vetoni po e dëshirojnë  zhdukjen e viteve të rezistencës e luftës dhe akterët e atyre viteve.

Në Kosovën e Vetonit e Albinit,ska heronjë, ata i përzum.Ka pelivan do thoshte dikush.

Heroi është Fadil Hoxha dhe koha e lavdisë i takon atij .

Haruam se atyre viteve nga kjo nomenklaturë u kryen  mbi 50 mij vrasjet e shqiptarëve, dëbimin e qindra mijë shqiptarëve për Turki, e mijra të burgosurëve.

Vërtet një elitë e vogël komuniste shqiptare projugosllave ishte e privilegjuar në Kosovë. Ajo, jetonte bukur.

Bijt e bijat e tyre sot po qeverisin me vendin dhe nga të tillët mos pritni të mos ketë urejtje për ne të cilët ua prishëm rehatllëkun. Ideologu i Kurtit, Veton Suroi, ishte i preferuari i pushtetit të Serbisë për kryeministër të Krahinës Autonome të Kosovës në Serbi.

Ai, në vitet e ’90- ta, na preferonte me dalur në zgjedhjet e Serbisë….!

Edhe ne po e harrojmë të kaluarën e afërt,po kthehemi me shumicën e Kosovës së viteve të 80- ta!

Me Jugonostalgjikët apo të privilegjuarit e të gjitha kohërave.

Po kthehemi në vitin 1980,për inati të Hashimit, Kadriut, Jakupit etj.

Po kthehemi ta tregojmë fytyrën reale të një shoqërie e cila nuk e do lirinë e fituar me sakrificë e gjak.

E do lirinë e tengjereve.

Albini,apo diskursi për veshje bukur të idesë lakuriqe!

Ka shumë vite që konceptin e LVV- së, si model te të bërit politikë e kuptoja si angazhim për veshje bukur të idesë lakuriqe.

 Dje në opozitë e sot në pushtet Albini,vërtetë u mundua me veshur bukur, idenë lakuriqe, apo zhveshur idenë reale.

Kështu mendoja dje, kështu mendoj edhe sot.

                        Albin

Njëher idenë, substancën e për veshjen e saj ka plot të cilët dëshirojnë të kujdesen, brenda e jashtë vendit.

Po kujdeset miku juaj Veton Suroi  me organizatën gjermane e cila mbështet të majtën. Po kujdesen edhe do obortar të juaj në Tiranë e Prishtinë.

Nuk mbulohet ideja boshe me petkun e bukur o Albin

                 KORRUPTIMI I MENDJES!

Kur ka korruptim të mendjesë- idesë politike ,nuk pritet mos të ketë as korruptim të veprimit!

Në të tilla raste edhe mashtrimi e gënjeshtra paraqiten si vlerë! 

Diskursi iAlbinit, buron nga po kjo mendësi politike.

Edhe zbrapsjen e skajëshme e konsiderojn progres.

Në intervista e debatet politike po na paraqiten ca politikan e ” analista- e” me mendje të korruptuar e ide nga mendësia e propagandës

. Ide të cilat shërbejn me ngarku dru , por jo me i dërguar në destinacionin e duhur.

Me këtë logjikë mençuria nuk i vendos kufij dijes , madje konsiderohet  korruptim i mendjes dhe idesë. Tregonë sa injorancë  po aq edhe prepotencë, kategori k’to të adoleshencës politike.

Fusha ku mençuria i vendos kufij dijes është politika.

                           Pse?

Nuk e di se pse Albini po i komplikon gjërat e thjeshta.

Ka para vetes dy rrugë.

Rrugën e Albinit nga opozita dhe zajednicën në secilin variant e refuzon, duke respektuar procedurat konform ligjit për ratifikim të marveshjeve ndërkombëtare. E sjell në kuvend dhe e shfuqizon.

              Pikë!

Rruga e dytë është rruga e Albinit në pushtet si e Tciprasit  në Greqi.

Pozicioni edhe në rrugën e parë edhe në të dytën nuk ec më.

Kopalla nga folklori politik me synim të një pozicioni të mesëm është mashtrrim dhe ma nuk dhez.

Ose shfuqizoje,  ose tregojau partizanëve mashtrimin me vite nga ju.

         Ohër- villa e Titos

“Veton Surroi e sheh ëndërr Titon”, thoshte Albin Kurti në protestat e 10 shkurtit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në protestat e përgjakshme të 10 shkurtit më 2007, kishte thënë për Veton Surroin se ky i fundit e sheh ëndërr ish-presidentin e ish-Jugosllavisë, famëkeqin Josip Broz Titon.

             Kameleonët e politikës.

Sot, Veton Suroi është njëri nga ideologët e Albinit.

A thua po të realizonte këtë epilog të Kurtit kush nga qeveritë e kaluara në Ohër si do të reagonit ju të VV- së?

                          Dhe

A po vie Josip Broz Tito në regjion?

Më tregoni ju të VV- së!

            Pyetja legjitime!

Tani a po e kuptoni arsyen politike se pse është dikush në Hagë?

Albin Kurti ëndër ka me pa gjatë villën e Titos në Ohër . Ma shumë se miku i tij Veton Suroi.