07:36 / E Martë, 16 Nëntor 2021 / FG

Një shtojcë vë në rrezik mbi 1 milionë uebsajte WordPress

Një shtojcë e quajtur Starter Templates zhvilluar nga krijuesit e temës shumë popullore të WordPress Astra, ka një problem sigurie që rrezikon miliona uebsajte.

Nëse hakerët shfrytëzojnë këtë problem sigurie, ata mund të ngarkojnë një uebfaqe skripte të dëmshme deri në marrjen nën kontroll apo të sulmojnë vizitorët në faqe.

Shtojca Starter Templates është publikuar nga Brainstorm Force, krijuesit e Astra. Përdoruesit me këtë shtojcë mund të shkarkojnë 280 demo të ndryshme për të ndihmuar në zhvillimin e uebsajteve.

Demot janë të përshtatshme me Elementor, Gutenberg, Brizy dhe Beaver Build. Është instaluar në mëse 1 milionë uebsajte.

Problemi i sigurisë u zbulua nga hulumtuesit e WordFence është zhvilluesit kanë dërguar një përditësim tashmë që prej datës 7 Tetor. Përdoruesve ju rekomandohet të kalojnë në versionin 2.7.5 të shtojcës. /PCWorld Albanian