10:27 / E Diele, 12 Korrik 2020 / indeksADMonline

Një trafo e rrymës përfshihet nga zjarri, në Podujevë

Në orët e hershme të mëngjesit, sot në Podujevë është përfshirë nga flakët një trafo e rrymës.

Në vendngjarje kanë dalë menjëherë njësiti policor dhe i zjarrfikësve, shkruan Indeksonline.

Poashtu aty është parë edhe inspektori Xhavid Avdiu, i cili edhe ka ndarë një video.

Avdiu thotë se pas 3 minutave, njësiti policor dhe i zjarrfikësve janë ardhur në vendin engjarjes dhe kanë evitu më të keqen./Indeksonline/