14:48 / E Martë, 07 Prill 2020 / indeksADMonline

Një vështrim ndryshe në kohen e Pandemisë

Shkruan Xhafer Cakolli

Sot kam zgjedhur të flasë për kontributin e një mësuesi që gjithë jetën i’a kushtoi arsimit dhe edukimit të brezave.

Mësuesi Zymer Cakolli i punësuar në vitin 1990,në shkollen fillore në fshatin Krilevë paralele e ndarë e shkollës fillore në Strezoc . Shkolla fillore ne Strezoc ishte në atë kohë e përzier me komunitete të ndyshme shqiptar, serb dhe romë . Në këtë periudh kohore drjetori i shkollës ishte serbë , në atë kohê u punësua mësusi Zymer dhe nê ditet e para të punësimit u ballafaqu me masat e dhunëshme të cilat i zbatonte pushteti serb. Mësusit tonë të nderuar ju ofru kontrat për të pranuar masat e dhumëshme, ky me shumë krenari refuzoj dhe nuk i pandoj , ai bëhet ndërë mësuesi e parë që nuk pranoj të punoj me masa të dhunëshme. Punen e vazhdoj me sistemin e arsimit që e organizonte atëherë Qeveria e Kosovës . Për të çmuar punen e tij edhe më shumë ai punoj dy vite të plota pa pagë. Në vitin shollor 1994/95 shkolla e fshatit Krilevë u nda nga shkolla në Strezoc dhe u bë e pavarur e pranur nga niveli arsimor i organizaur nga Qeveria e Kosoves nē atë kohë. Shkolla unanimisht në bashkpunim me përsonelin arsimor dhe fshatin mori emrin “7 Shtatori” dhe dejtori i parē u zgjodh Zymer Cakolli. Drejtori shkollen e udhëhoqi me shumë pērgjëgjesi . Pranoj kuadra të shkolluar , ku pjesa më e madhe e arsimtarve ishin me fakultet. Në atë kohe se bashku me banoret e fshatit organizuan edhe jeten kulturore në fshat. Në vitin 1998,një ditë pas festimit të ditës së shollës në zyret e drejtorit të shkollës erdhi policia serbe dhe i moren vulen e shkollës , ku e maltretuan drejtorin por nuk e moren me vete ,i lan ftesë që diten e nesërme të lajmrohet në staconin policor në Kamenicë. Drejtori nuk u paraqit në staconin policor por ai mori rrugen që ti bashkohet radhëve të UÇK në Zonen Operative të Karadakut në dhjetorin e vitit 1998. Në atë kohë radhet e kēsaj Zone nuk ishin shumë të orgnizuara dhe komandanti Shemsi Syla preferon që të pres deri sa të krijohen kushtet për luftë , Zymeri vazhdoj punen në shkollë deri në vitin 1999 drejtor shkolle. Në shtatorin e vitit 1999 ,u punësua në shkollen fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë ku punoj me shumë përkushtim në procesin edukativo arsimor. Mësuesi Zymer u angazhua shumë në reformat arsimore ku ka dhënë kontribut të madh edhe ne fushen e trajnimit për reforma në arsim , pra fitoj titullin e trajnerit për arsimtar. Është ndër mësuesit e parë i cili zbatoj reformat me nëxnës në arsim. Tash mësuesi jonë i resepektuar punon në shkollen fillore “Elena Gjika” në Prishtinë. Në periudhen e pandemisë kur të gjithē jemi përkushtuar në ruajtjen e shëndetit mësuesi Zymer i përkushuar për punen e tij fisnike ai u angazhu të filloj punen me nëxnës nga interneti. Kështu që është nderë mësuesit e parë i cili filloj punen nga shtëpia me internet.
Përveç punës që bënë me nëxnësë ai organizoj edhe mbledhjen e parë me prindêr për mes interrnetit me daten 04.04.2020, ku u diskutua për punen me nxënës dhe procesin e mësimit virtual.
Prindërit lavdruan punen e palodhëshme të cilen e bēnē mësuesi Zymer . Respket për të gjithë punëtorët arsimor që edhe sot në këtë kohë pandemije janë në ballë të detyrave që fëmit tanë mos të mbeten në errësirë.
Porosia ime është rrini në shtëpi ruani shëndetin.