11:43 / E Enjte, 08 Mars 2018 / indeksADMonline

Një vit nga përmbysja e madhe e Ligës së Kampionëve (Video)

8 marsi nuk është vetëm dita e gruas por edhe dita e përmbysjes së madhe, shkruan indeksonline.

Barcelona bëri njërën nga përmbysjet më të mëdha në histori të Ligës së Kampionëve.

Blaugranët kishin humbur në Paris nga PSG me rezultat 4-0 dhe eliminimi ishte i sigurt.

Por një Neymar në formë dhe një Barcelonë e etur për kualifikim bënë që rezultati të përmbyset.

Në Camp Nou, katalonasit fituan me rezultat 6-1 duke shkruar historinë në futbollin modern. /IndeksOnline/