Një zyrtar në Shkodër goditet me mjete të forta në kokë, policia në vendngjarje
Mbrëmjen e kësaj të enjte raportohet se është sulmuar kreu i AKU Shkodër, Ramir Haderi. Mësohet se Haderi është goditur me sende të forta në kokë.
Ai ndodhet në urgjencën në spitalin e Shkodrës ku po merr ndihmën e parë. Ende nuk dihen shkaqet e sakta të kësaj ngjarjeje, raporton Euronewsalbnia.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e sulmit dhe identifikimin e autorit ose autorëve. Pritet një njoftim zyrtar nga policia.

