09:12 / E Shtunë, 02 Prill 2022 / MSH

Njëmbëdhjetë gjakovarë arrestohen për organizim të lojërave të fatit

Njëmbëdhjetë persona janë arrestuar mbrëmë në rrugën “Kolë Lleshi” në Gjakovë.

Sipas policisë, të dyshuarit u hasen duke luajtur lojëra fati në një lokal.

“Nga të dyshuarit janë konfiskuar 6430€ dhe me vendim të prokurorit të gjithë janë dërguar në mbajtje” njofton policia.