11:22 / E Enjte, 21 Tetor 2021 / B O

Njerëzit mund të jetojnë mbi 130 vite

Burimet e veqanta politiko-shkencore të mjekësisë së kufizuar dhe te dedikuar shoqëris ne kulmin e kufizur, dëshmojn se me regjenerimin qelizor dhe disa proceseve biologjiko-fiziologjike, është e mundur jetëgjatësia e njeriut normal të përsetitet deri në tri herë.
Por studimi i fundit shkencor, tregoi se, njerëzit mund të jetojnë më shumë se 130 vite – edhe nëse shanset për një jetë kaq të gjatë mund të jenë për disa njerëz të rendomtë vogla. Megjithëatë, disa njerëz mendojn se nuk ka një sekret specifik apo universal për një jetë të shëndetshme dhe të gjatë. Ky mendim është i drejtë. Femres më të vjetër në botë i pëlqen torta me luleshtrydhe dhe pijet energjike.

Aktualisht gruaja më e vjetër në botë është 118 vjeçare, ajo jeton në Japoni dhe quhet Tanaka Kane. Sipas deklaratës së saj, ajo jeton një jetë që të gjithë do të donin për moshën e saj. Përveç aparatit të dëgjimit dhe shëtitësit, ajo nuk ka nevojë për asnjë ndihmë, ajo shkruan poezi, ushqehet tri herë në ditë, pothuajse çdo ditë dhe, sipas informatave nga djali i saje, ajo pi tre kanaçe pije në ditë, “Duke përfshirë kafe të konservuar, pije energjike dhe lëngje të gazuara”. Gjumi i qetë, familja, shpresa dhe besimi në Zot – është sekreti i jetëgjatësisë së saj, thotë ajo. Në moshën 103 vjeç ajo është diagnostikuar me kancer të zorrës së trashë – nga i cili ajo është shëruar plotësisht me një trajtim operativ.

Shumë njerëz dëshirojnë një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Në fakt, për dekada të tëra jetëgjatësia është rritur në pothuajse çdo vend të botës. Por cili është kufiri i moshës maksimale që Homo sapiens mund të arrijë?

Shkencëtarët e shumtë janë përpjekur në dekada të tëra për të përcaktuar kufirin maksimal për jetën njerëzore. Së fundi studiuesit nga Institutit teknologjik Zviceran, raportojnë në revistën “Royal Society Open Science” se njerëzit mund të arrijnë një moshë më shumë se 130 vjeçe. Sigurisht, se shumë pak njerëz në tokë mund ta arrijnë këtë moshë, por kjo jetëgjatësi është e mundur, thotë studimi shkencor. Ekipi rreth profesorit të statistikave Anthony Davison analizoi të dhënat nga rreth 1,100 njerëz të moshës 105 vjeç e lart. Njerëzit e testuar vinin nga 13 vende të botës.

Analizat shkencore dhe biologjike tregojn, që rreziku i vdekjes së një personi nuk rritet më pas një moshe të caktuar, por mbetet konstant me një probabilitet rreth 50:50. Për dikën që është 110 vjeç, shansi për të jetuar një vit tjetër është “si të hedhësh një monedhë”, “Nëse monedha është me kokë poshtë, ai person do të jeton deri në ditëlindjen e tij të ardhshme, nëse jo, do të vdisë diku brenda vitit të ardhshëm.” Studimet tjera në kohët e fundit treguan se njerëzit teorikisht mund të jetojnë deri në 150 vite. Njohuritë shkencore në këtë fushë shumë delikate, mbesin brenda mureve të larta dhe për shumë shkenctarë të paaritshme. Ne shkencën e botës paralele jetëgjatësia mbi trefishin e jetës normale, është fenomen i zgjedhur dhe i praktikuar. Ky proces është mjegull për mjekësin e hapur.

Shkenca kohore nuk përjashton mundësinë që do të ketë 130-vjeçarë gjatë këtij shekulli në popullatën e rëndomtë. Kjo mvaret gjithashtu kryesishtë nga të arriturat mjekësor dhe shoqëror e shkallës së zakonshme. Deri më tani, e njohura francezja Jeanne Calment ka udhëhequr statistikat e ciklit të jetës. Ajo vdiq në vitin 1997 në moshën 122 vjeqare.