16:44 / E Martë, 06 Korrik 2021 / AR

Njerëzit po kërkojnë mbrapsht Instagramin e vjetër!

Kreu i Instagram, Adam Mosseri, thotë se “platforma nuk është më një aplikacion për shpërndarjen e fotove”.  Në një deklaratë në Instagram, ai tregon se “Instagram tani është më shumë sesa vendi thjesht me foto katrore” dhe se “fokusi në vazhdim do jetë më shumë te videot, creators (krijuesit), blerjet online dhe mesazhet”.

Në videon e Mosseri-t, njerëzit nuk duken dhe aq të kënaqur nga ndryshimet që ka pësuar dhe do të vazhdojë të pësojë platforma e Instagramit. 

“Unë e dua Instagramin prej fotove. S’jam ndonjë fanse e madhe e Reels”, shkruan dikush.

Të tjerë komentues thonë:

“Mendoj se ky është një gabim i madh dhe një dështim në vendimmarrje. Disa nga konsumatorët tuaj ende i duan dhe i vlerësojnë fotot. Nuk jam e interesuar për reels apo për shopping”, “Joooo! Unë ende e pëlqej shumë përmbajtjen me foto. Kush ka kohë për video kur një foto mund të thotë 1000 gjëra?”

Edhe komentet në vazhdim kanë me mijëra pëlqime në postim, duke treguar se këto mendime nuk janë më individuale, por shumë përdorues të platformës mendojnë njëjtë.

#1 

Nuk kam hyrë në Instagram për video. E lashë Facebook-un sepse u bë shumë komercial dhe negativ. Do më duhet të mendoj që të lë dhe Instagramin nëse vazhdon kështu. Sa keq!

#2 

Nëse do doja që Instagrami të ishte si TikTok-u, do përdorja TiKTok. Pra, a dua që Instagram të jetë më shumë si TikTok? Jo.

#3 

Sinqerisht, do ishte mirë sikur të ishit thjesht një aplikacion me foto katrore.

#4 

Lërini edhe përdoruesit “me foto katrore” të shihen nga të tjerët. Arti i disave duket shumë më mirë në foto se video. Mos u bëni kaq striktë me fokusin në video.

#5 

Ju e keni shkatërruar Instagramin.

#6 

Pse mendoni se gjithçka duhet të jetë në një aplikacion të vetëm? Ka gjëra për të cilat shkoj vetëm në YouTube, ashtu siç ka gjëra që nuk i gjej askund veçse në Instagram. Nuk dua që Instagrami të jetë fundi i gjithçkaje.